Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar për vdekjen tragjike të kampionit të shumëfishtë të kërcimit nga “Ura e Fshejt” Sali Riza Gërqina, trupi i të cilit ende po kërkohet.
“Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”.
“Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt. Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës.
“Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve.Prehu në paqe kampion!”, ka shkruar ajo.
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...