Konstituimi i Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë para datës 10 korrik. Të paktën kështu kanë paralajmëruar zyrtar nga koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN.
Sipas tyre, konstituimi i organit më të lartë legjislativ do të ndodhë në 10 ditshin e parë të muajit korrik.
Në PAN janë bindur se nuk do të ketë vonesa në krijimin e institucioneve.
“Posa t’i certifikoj KQZ rezultatet zgjedhore, dhe të kryhen proceduarat e nevojshme ligjore do të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit. Nuk kemi arsye qe të humbet kohë në këtë drejtim. Ka një ujdi mes partnerëve të koalicionit qe ky proces të ndodhë në afat rekord”, ka thënë ky zyrtar i lartë nga koalicioni PAN në kushte anonimiteti për indeksonline
Poashtu ai ka bërë se tanimë janë siguruar votat e nevojshme edhe për formimin e Qeverisë dhe nuk do të ketë nevoje për mandatar të dytë.
Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK e Nisma në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka fituar 39 mandate në Kuvendin e Kosovës. Përveç votave të minoriteve, PAN llogarit edhe në disa vota të deputetëve nga AKR dhe LDK për të votuar Qeverinë.
Sipas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor, posti i kryeministrit i takon AAK-së, posti i kryetarit të Kuvendit PDK-së, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt do të ketë postin e zv-kryeministrit.
PDK e Nisma ende nuk kanë vendosur se kujt do t’ia besojnë këto dy poste/arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...