Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga deklaratat e kandidatit të saj për deputet, Sadri Ramabaja.
Ramabaja, përmes një publikimi në Facebook, kishte fyer besimtarët myslimanë të qytetit të Kamenicës, të cilët i kishte quajtur ‘haxhiqamilë’, kurse iftarin që ata kishin shtruar e quajti ‘antihistorik’.
“Ky është postimi në youtube i njërës prej ngjarjeve më antihistorike, që këto ditë prodhoi një grusht haxhiqamilësh të Anamoravës time në Dardanë. Në shenjë komenti, po sjell linkun e një fragmenti të shkëputur nga libri i Ismail Kadaresë “Mbi krimin në Ballkan”, ka shkruar Ramabaja, teksa ka bashkëngjitur videon ku paraqitej iftari në Kamenicë.
Kurse, VV ka thënë se është distancuar nga deklaratat e kandidatit të saj për deputet.
“Përmes një statusi në Facebook, kandidati ynë për deputet, Sadri Ramabaja, ka komentuar një iftar të organizuar në komunën e Dardanës, me ç’rast ka përdorur gjuhë të papërshtatshme e cila ka bërë të ndjehen të fyer besimtarët muslimanë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet nga gjuha e përdorur dhe qëndrimi i Ramabajës. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë ndjerë keq nga reagimi i Ramabajës, si dhe mbesim të përkushtuar dhe angazhohemi që liria e besimit të jetë e pacenueshme”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...