Analisti politik Selami Shkodra, reagon ndaj arrestimit të Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, duke thënë se ky arrestim tregon ndikimin e ish-strukturave të vjetra të UDB-së Jugosllave në organet e rendit, në republikat që dolën nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.
Ja postimi i plotë i Selami Shkodrës në profilin e tij në Facebook:
Arrestimi i ish-kryeministrit Haradinaj në kryeqytetin slloven bazuar në fletarrestin e një shteti që është përgjegjës për gjenocidin në ish- hapësirat Jugosllave është skandal i madh i shtetit slloven, i cili duhet të bëjë që institucionet e dy shteteve shqiptare të reagojnë fuqishëm nëpërmes thirrjes së ambasadorit slloven në sqarime si dhe t’i dërgohet notë proteste, Arrestimi i sotëm tregon që element të strukturave të vjetra të UDB-së Jugosllave akoma kanë ndikim në organet e rendit në republikat që dolën nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë e cila u shpërbë me iniciativën e gjakatarëve serbë. (sic)
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...