Portugalia ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave me fitoren 4 me 0 ndaj Zelandës së Re.
Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva, Andre Silva dhe Luis Nani ishin autorët e golave të fituesit të Kampionatit Evropian 2016, i cili përfundoi në krye të Grupit A para Meksikës që gjithashtu siguroi vazhdimin tutje pas fitores 2 me 1 ndaj Rusisë, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit (VIDEO)
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shkroi historinë gjatë kësaj ndeshje me golin nga penaltia në minutën e 33′ të ndeshjes, i cili ishte goli i tij i 60-të, shifër e paarritur nga asnjë lojtar tjetër evropian në histori.
Kampioni evropian nuk u ndal me kaq, ata vazhduan me gola të njëpasnjëshme duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes ndaj Zelandës së Re./arbresh.info
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë