Hakerët kanë targetuar sistemin e emaileve të Parlamentit të Britanisë, në përpjekje për të hyrë në llogaritë e qindra deputetëve, lordëve, ndihmësve dhe stafit.
Shërbimet e sigurisë do të ndalin çdo qasje në sistem për këdo që nuk është në Westminster, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar rrjetin.
“Parlamenti ka zbuluar përpjekje të paautorizuara për të hyrë në llogaritë parlamentare”, tha një zëdhënës i Parlamentit për The Independent.
“Jemi duke e hetuar këtë incident dhe duke bërë përpjekje për ta siguruar rrjetin kompjuterik, duke bashkëpunuar me Qendrën Kombëtare për Siguri Kibernetike”, tha ai.
Për sulmin kibernetik u njoftuan anëtarët e Parlamentit, të cilët thanë se nuk ishin në gjendje që të hynin në emailet e tyre këtë mëngjes.
Sulmi erdhi disa ditë pas raporteve se hakerët rusë kanë vjedhur fjalëkalime që iu përkasin ministrave, ambasadorëve dhe zyrtarëve policorë – duke i vendosur në shitje online./arbresh.info/
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...