Tre aksione në lagje të ndryshme ka ndërmarrë sot Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, për rrënimin e objekteve pa leje.
Në njoftimin për media të Komunës, thuhet se pasi që disa herë më radhë Drejtoria e Inspekcionit ka kërkuar nga palët që të ndërpresin punimet dhe t’i rikthejnë objektet në gjendjen e mëparshme, sot inspektorët kanë dalë në aksion me vendim të rrënimit dhe të rikthimit në gjendje të mëparshme të objekteve në të cilat është intervenuar pa leje.
“Megjithatë, kompania e cila ka bërë tejkalime, pas verifikimit dhe vendimit për rrenim të inspektoratit, ka filluar vet t’i rrënojë pjesët e tejkaluara”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Sipas Komunës, po ashtu, ka përfunduar me sukses aksioni i sotshëm për heqjen e vitrinave në banesat të cilat kundërligjshëm është tentuar që të shndërrohen në lokale afariste.
“Duke e parë vendosmërinë e ismpektoriatit komunal për të vendosur rend dhe ligj, palët pranuan që ta kthejnë hapësirën në gjendje të mëparshme duke i larguar vitrinat, ndërsa brenda 24 orëve duhet ta ndërtojnë murin dhe ta kthejnë sipërfaqen në gjendjen e mëparshme. I tërë ky intervenim është bërë në mbikëqyrje të inspektorëve komunal”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar edhe me aksionin për rrënimin e objekteve të braktisura që paraqesin rrezik për qytetarët, ndërsa sot ka arritur në 100 numri i gërmadhave të pastruara.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...