Aktori Johnny Depp ka shkaktuar polemikë pasi që në Festivalin e Glastonbury kërcënoi Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
“Kur ishte hera e fundit që keni parë një aktor të vrajë një president?”, kishte thënë Depp.
Është një krim në SHBA të bëhen fyerje apo kërcënime ndaj presidentit, kështu që kjo vepër mund ta fus aktorin në telashe, njofton BBC.
Komenti supozohet të ketë lidhje me vrasjen e ish-presidentit amerikan, Abraham Lincoln, nga aktori John Wilkes Booth, në vitin 1865, transmeton insajderi.
Sipas Kodit të Shteteve të Bashkuara (Titulli 18, Seksioni 871), fyerjet ndaj presidentit amerikan janë krim i klasës E.
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedh...
Reali iu ofrua Gvardiolit, Man City i ofron kontratë të re
KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komun...