Një tifoz i ri i superyllit Cristiano Ronaldo ka kaluar linjën e sigurisë së një hoteli në Kazan, ku skuadra e Portugalisë ishte duke qëndruar, për t’i dhuruar një përqafim heroit të tij.
Ky moment ndodhi pas arritjes së skuadrës së Portugalisë në hotelin e tyre në Moscow, pas ndeshjes kundër Rusisë në kuadër të Kupës së Konfederatave, transmeton portali arbresh.info.
Kur sulmuesi kaloi, të gjithë tifozët e yllit ishin të ngazëllyer dhe njëri prej tyre arriti të kaloj kordonin e sigurisë për t’i dhuruar një përqafim 32-vjeçarit. Stafi i sigurisë reagoi menjëherë duke e larguar të riun nga Ronaldo, i cili kaloi te grupi i tifozëve duke i dhuruar disa autografe.
https://www.youtube.com/watch?v=sEDLcLRkHfQ
Portugalia barazoi kundër Meksikës në ndeshjen e parë të këtij turneu, por arriti të fitoj ndaj Rusisë për 1 me 0 në Moscow këtë të mërkurë.
Skuadra aktualisht qëndron në Grupin A me katër pikë. Ata luajnë ndeshjen e tyre të fundit në grup kundër Zelandës së re në stadiumin St. Petersburg dhe janë favorit për të vazhduar tutje në gjysmëfinale./arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...