Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado, po kërkohet edhe nga Milani, pasi më herët për të interesim kishin shfaqur edhe Valencia, Arsenal dhe Paris Saint-Germain.
Kolumbiani vetëm këtë vit e ka kompletuar transferimin nga Chelsea për 25 milion euro, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit nuk ishte në lartësinë e kërkuar.
Sipas Sportitalia, Vincenzo Montella ka besim te Cuadrado dhe Milani janë gati që të bëjnë ofertë.
Kjo lidhet edhe me Suson i cili ende nuk e ka vazhduar kontratën që i skadon në vitin 2019.
Për lojtarin ka interesim edhe nga klube si Valencia, Arsenal dhe PSG, që janë të gatshme të paguajnë 25 milionë euro, por klubi kërkon 30 milionë.

“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro