Një studim i ri i kryer nga Universiteti Cambridge ka konstatuar se burrat në të vërtetë bëhen më të lumtur nëse kryejnë punë shtëpie.
Studimi më i ri nga profesoresha në Universitetin e Cambridges, Jacqueline Scott, si dhe një ekip akademikësh, e ka bazuar pohimin e vet në rezultatet e “European Social Study”, një sondazh i financuar nga Brukseli që përfshin 30.000 veta në 34 shtete.
Ata janë pyetur se sa kohë kalojnë për zierje, larje, pastrim, blerje dhe mirëmbajtje të shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Ekipi i akademikëve ka bërë të ditur se ata kishin pritur të gjejnë përkeqësim të grindjeve familjare dhe rënie të mirëqenies së burrave, kur ata të kryejnë më shumë punë shtëpie. Megjithatë, ata kanë raportuar se ndodh pikërisht e kundërta.
Bashkëshortët dhe të dashurit ndihen fajtorë kur nuk e kryejnë pjesën e tyre të punëve në shtëpi, tregon studimi i financuar nga tatimpaguesit rreth dallimeve midis burrave dhe grave.
Në studim megjithatë thuhet po ashtu se burrat preferojnë një jetë të qetë me punë shtëpie, krahasuar me një jetë të zhurmshme dhe me shkëputje nga pjesa tjetër.
Rezultatet bien në kundërshtim me grupin e madh të hulumtimeve që sugjerojnë se me gjithë avancimin e grave në punë dhe karrierë, burrat vazhdojnë që pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë t’ua lënë partnereve të tyre.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...