Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka kumtuar krerëve të partive të koalicionit PDK-AAK-NISMA se i ka shumicën e votave për ta bërë Qeverinë, ka thënë sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.
“Haradinaj e ka informuar edhe Veselin (Kadri) edhe Limajn (Fatmir) se ai i ka numrat e nevojshëm – shumicën e nevojshme prej 61+ deputetëve. Por, se sa nuk mund të them. Ai me bindje na ka informuar se si mandatar për të krijuar Qeverinë i ka votat e nevojshme”, tha ai.
Sherifi më tej e dha një mesazh për Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në, duke thënë se nuk do të mund të marrin mandat qeverisës, “pasi që kjo ka dështuar të japë rezultat në kohën e VLAN-it më 2014”.
“Motivi është inati dhe, thënë të drejtën, edhe më 2014 ishte inati. U pa që inati ishte i pamjaftueshëm si motivacion që të ndërtohet një modalitet e ta rrëzosh një koalicion që ka dalë i pari. Jam i bindur se nuk do të kenë sukses. Mund të ketë zvarritje, por në fund gjithmonë është aty që thyhet”, tha ai.
Megjithatë, sekretari i Nismës ka porositur Haradinajn se nëse nuk ndryshohet qeverisja, atëherë e pret fati i njëjtë me qeverisjen e Isa Mustafës.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...