Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, e ka komentuar shortin e Trepçës ’89 dhe FC Prishtinës
Ato i mësuan sot emrat e kundërshtarëve të fazës së parë preliminare të Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues, shkruan zeri.info.
Mbi të gjitha, ai foli për kundërshtarin e FC Prishtinës, ekipin suedez, Norrkoping, pasi e njeh më mirë, për faktin se jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.
Por, foli edhe për kundërshtarin e 89-shit, ekipin nga Ishujt Faro, Vikingur.
“Trepçës ’89 dhe Prishtinës nuk duhet t’u bëhet presion, por duhet t’u jepet kohë sepse është hera e parë që dalin në Evropë, për çka jam i gëzuar shumë”.
“Trepça ’89 e ka shumë më të lehtë sesa Prishtina sepse luan me ekipin e njërit prej vendeve të fundit në ranglistën e futbollit, kështu që 89-shi do të duhej ta kalonte grupin”, shprehet fillimisht Bunjaki.
“Kurse, FC Prishtina e ka shumë më vështirë sepse do ta ketë kundër një ish-kampion suedez, i cili ishte edhe dominues në Suedi, por tani ka nisur të ndryshojë në përbërjen e lojtarëve dhe normal se ndryshon”.
“Loja e parë do të jetë vendimtare. Nëse Prishtina nxjerr ndonjë rezultat pozitiv, atëherë ka gjasa të befasojë në lojën e kthimit. Por, nëse ndodh e kundërta, do ta ketë tepër problem. Loja e parë vendos shumëçka”, përfundoi Bunjaki.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...