Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në ditën kur u mbajt ceremonia lamtumirëse për kryetarin e deritashëm të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ia ka numëruar “të bëmat” e tij.
Veç “të bëmave” të Hasanit, Haxhiu nuk ka kursyer as kryetaren e re të kësaj gjykate, Arta Rama.
“Heqja dorë nga shqyrtimi i marrëveshjes së dëmshme Thaçi-Daçiq, aktgjykimi gjysmak në lidhje me projektligjin për amnistimin e strukturave kriminale, interpretimi në lidhje me imunitetin e deputetëve, aktgjykimi në lidhje me grupin parlamentar, falsifikimi i kuorumit me rastin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë, janë vetëm disa nga të bëmat e Enver Hasanit!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Haxhiu tha më tej se “ky njëri është përgjegjës për partitizimin dhe degradimin e Gjykatës Kushtetuese dhe i njëjti është dashur qysh moti të shkarkohet apo edhe të dorëhiqet dhe të përgjigjet për gjitha veprimet e kundërligjshme dhe të padrejta”.
Por, për Haxhiun, as Kryetarja e re e kësaj gjykate, Arta Rama, nuk është personi i duhur që do të mund ta kryejë detyrën me përgjegjësi.
“P.S me Arta Ramën në krye të Gjykatës Kushtetuese nuk ka shpresë që ky institucion kushtetues do të kryejë detyrën me përgjegjësi”, përfundoi ajo.
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...
Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 m...
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...