Trajneri i Kamerunit, Hugo Broos ka thurur lavde për Kilin para ndeshjes së tyre në kuadër të Kupës së Konfederatave në Moskë të dielën.
Hugo ka kërkuar një paraqitje të balancuar nga lojtarët e Kamerunit kur ata të takohen me Kilin, një skuadër që ai beson se është më e mirë se Argjentina, Brazili dhe Kolumbia, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Zbulohet kush e orkestroi largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi
“Ne e dimë që do të luajmë me një skuadër të shkëlqyer. Ne i kemi parë ndeshjet e fundit që ata kanë luajtur kundër Argjentinës, Venezuelës dhe Rusisë dhe ne kemi parë kualitet në skuadër”, tha fillimisht ai.
“Ata fituan kampionatin e Amerikës Jugore dhe teorikisht kjo i bie që ata janë më të mirë se Argjentina, Brazili dhe Kolumbia, kështu që ata kanë shumë kualitet”
“Ne duhet të shfaqim nivelin tonë më të mirë për t’i mposhtur ata”, përfundoi Broos./arbresh.info
Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturë...
Konfirmohet rasti i parë i etheve të Nilit në Maqedoni, qyte...
Presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusi...
Bisedimet pa marrëveshje për mospërhapjen bërthamore, Guterr...
Rama: Mikpritja në Tokio, shenjë respekti për Shqipërinë
Prokuroria jep detaje për tragjedinë me katër viktima në Shk...