Profesori universitar Avni Islami thotë se situata e krijuar pas këtyre zgjedhjeve tregon se asnjë subjekt nuk mund ta formojë Qeverinë si e vetme.
‘Pra koalicioni PAN e ka të pamundshme ta krijojë Qeverinë pa LDK-në me aleatë dhe VV-në, e në këtë rast nëse vjen deri tek komplikimi dhe nëse tentohet të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Islami për “Zeri.info”.
Islami thotë se gjërat edhe mund të komplikohen nëse presidenti i vendit nuk vendos me maturi.
“Nëse Thaçi nuk ia jep mandatin VV-së për mandatar mund të vijë deri tek trazirat dhe kjo do ta çonte vendin në kaos, por duhet të presim që fituesi i zgjedhjeve ta formojë Qeverinë, e nëse nuk i ka votat duhet t’i kalohet të dytit menjëherë dhe të mos komplikohet situata”, thotë ai
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira