Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, njëherit edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Me të, ai thotë të ketë biseduar për procesin zgjedhor si dhe për rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të këtij procesi.
Ata kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushat e ndryshme, posaçërisht ndihmën e shtetit francez në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe rolin dhe kontributin në vazhdimësi në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s./arbresh.info/
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...