Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar të gjithë votuesit e saj në zgjedhjet e 11 qershorit, duke premtuar se votën e tyre e konsideron bekim për të vazhduar me zërin reformues në LDK.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Osmani ka falënderuar ata që besojnë se këto votime janë kërkesa për ndryshime pozitive në partinë e saj, e cila e renditi në numrin 81 në listën e kandidatëve për deputet.
Osmani raportohet të jetë sërish gruaja më e votuar në nivel vendi.
Ky është postimi i saj i plotë në Facebook:
Faleminderit miliona herë.
Të gjithë atyre që besuan dhe më mbajtën me shpresë e nuk me lanë kurrë vetëm.
Të gjithë atyre që vlerësojnë parimet dhe mbajtjen e fjalës.
Të gjithë atyre që vlerësojnë punën e përkushtimin dhe nuk e humbën shpresën për një Kosove më të mirë.
Të gjithë atyre që besuan në LDK dhe në mua si përfaqësuese e juaja.
Të gjithë atyre që besojnë së votën tuaj e konsideroj bekimin më të shenjtë dhe nuk do ta tjetërsoj e as keqpërdori kurrë.
Të gjithë atyre që vlerësojnë integritetin, besën e dinjitetin dhe e dijnë që do të vazhdojmë të jemi zëri juaj për reforma në LDK e në Kosovë.
Të gjithë atyre që vazhdojnë të besojnë se këto votime janë kërkesa për ndryshime pozitive në LDK.
Faleminderit nga zemra.
Secila votë dhe besim i juaji do të jetë një zë kundër padrejtësive dhe së keqes.
Së bashku do të jemi më të fortë se kurrë për Kosovën që duam
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...