Autoritetet amerikane kanë deklaruar se kanë lëshuar urdhër arrest për 12 anëtarë të sigurisë së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ata akuzohen për sulm ndaj protestuesve në Uashington, transmeton portali arbresh.info
Shefi i Policisë në Uashington, Peter Neësham, ka deklaruar se 12 truprojat janë identifikuar dhe se pamjet e datës 16 maj kur janë sulmuar protestuesit kurdë dhe armënë janë detajuar.
Sulmi ka ndodhur jashtë rezidencës së ambasadorit të Turqisë, pas një takimi mes Erdoganit dhe Presidentit amerikan, Donald Trump.
Urdhër arrest është lëshuar për nëntë roje të sigurisë së Erdoganit dhe tre policë, të gjithë shtetas të Turqisë./Arbresh.info
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja