Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim udhëheqësin e projektit “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve te Kosovës në luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, Ian McDonald.
Kryesuesi Isufaj ka njoftuar McDonald me funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës, në veçanti me riorganizimin e bërë në këtë sistem. ku me ndryshimet e fundit ligjore sistemi prokurorial i Kosovës ka strukturë të re organizative dhe funksionale.
Udhëheqësi i Projektit McDonald, tha se qëllimi i projektit që ai udhëheq, është mbështetja e sistemit prokurorial në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me thekës të veçantë në konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërsa kryesuesi Isufaj tha se është duke punuar në këtë drejtim, si dhe shprehi vullnetin për angazhimin e mëtejmë të sistemit prokurorial në luftën kundër pasurisë së fituar në mënyrë joligjore.
Lidhur me konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshëm, të dy bashkëbiseduesit folën për legjislacionin që rregullon këtë fushë dhe u pajtuan që nevojitet plotësim-ndryshim i tij, me qëllim të rritjes së efikasitetit në konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme./Arbresh.info.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...