Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se në rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit ndikim të madh ka pasur edhe lidhja e koalicioneve të shpejta parazgjedhore.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se ndryshimi i shpejtë i raporteve të subjekteve politike, nga kundërshtarë në partnerë, ka hutuar elektoratin.
Tahiri ka treguar se kjo është vërejtur te bastionet e koalicionit PAN, me ç’rast ka pasur dalje të ulët në zgjedhje dhe një numër të madh të votave të pavlefshme.
Ai ka përjashtuar si variant shkuarjen në zgjedhje të reja.
Tahiri ka pohuar se tani duhet zgjedhur mes katër varianteve: një qeveri gjithëpërfshirëse e cila do t’i kryente obligimet që ka Kosova; qeveri mes PAN’it dhe LDK’së me minoritetet; apo qeveri mes PAN’it dhe VV’së me minoritetet, e që kjo është pak e mundshme. Varianti i katërt është një qeveri mes VV’së LDK’së, AKR’së, Alternativës dhe minoriteteve.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...