Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka komentuar për procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.
Delawie i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare një hap të rëndësishëm për vendin.
“Zgjedhjet paqësore dhe konkurruese ishin hap i rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.
Ambasadori amerikan, megjithatë, ka pasur edhe vërejtje.
“Raportimet për abuzim elektoral në fushata dhe votime duhet të merren seriozisht”, ka shkruar Delawie.
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund