Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana, e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Çarls kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.
E shkatërruar, ajo kishte vendosur të bënte publike anën e saj të historisë duke regjistruar mendimet e saj për autorin Andrew Morton nëpërmjet një takimi. Kushti i saj: që përfshirja e saj të rruhej në një sekret strikt.
Libri që ai shkroi “Diana: Historia e saj e vërtetë” shkaktoi një ndjesi. Tani, 20 vjet nga vdekja e saj, ai do të ri publikohet me transkriptimet e këtyre regjistrimeve.
Diana rrëfen se një natë para martesës ka qenë mjaft keq, hante gjithçka që i dilte përpara, dhe kjo për shkak të historisë së Camilla-s. “Teksa po kaloja për në altar, po kërkoja për të. (Camilla) E dija që ajo ishte aty sigurisht dhe po kërkoja për të”, ka rrëfyer Diana.
Ajo tregon se u fiksua pas saj, dhe nuk i besonte bashkëshortit Çarls në lidhje me të. Ndërkohë që vazhdonte të vuante nga bulimia, duke u bërë gjithnjë e më e dobët, teksa nuk kishte duruar më dhe pak javë pas martesës kishte tentuar të priste damarët me brisk.
Diana ka rrëfyer dhe marrëdhëniet e vështira me familjen mbretërore. “Unë isha një problem, dhe ata e regjistruan Dianën “si një problem”, është shprehur ajo.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...