Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri , gjatë një konference për media, njoftoi se deri në orën 17:00 në komunën e Gjilanit kanë dal 39 për qind e votuesve.
Ai tha se bashkë me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar 42 shtabe nen zgjedhore të LDK-së që i ka të organizuara në gjithë territorin e komunës së Gjilanit.
“Sa i përket Gjilanit, deri në ora 17:00 në votime kanë dal 39 për qind e votuesve, apo 38 mijë e 867 votues, që është një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara”, u shpreh Haziri.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që deri në ora 19:00 të dalin në zgjedhje masivesht.
Ai tha se kanë evidentuar dy parregullsi nga koalicioni i PDK-së, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje./ Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...