Sulmuesi i Romas, Edin Dzeko ka shprehur dëshirën e tij për rikthim te ish klubi i tij, Wolfsburgu, megjithëse nuk ka në plan largimin nga gjiganti në Serie A këtë merkato të transferimeve.
Dzeko ka shënuar 29 gola në ligën më të madhe të Italisë sezonin e kaluar duke kaluar sulmuesin e Napolit Dries Mertens si golashënuesi më i mirë i ligës, transmeton portali arbresh.info.
Ish futbollisti i Manchester Cityt, Dzeko ka shënuar 66 gola brenda 111 paraqitjeve për Wolfsburgun para largimit në vitin 2011 dhe sulmuesi boshnjak ka pretenduar se do të ishte i kënaqur për rikthim.
“Jam vetëm 31 vjeçar dhe ndihem më mirë se kurrë”, tha Dzeko në një event ku Wolfsburgu festoi 20 vitet me status në Bundesliga. “Kam edhe tri vite në kontratën time në Romë dhe ndihem mirë këtu, por shpresoj të rikthehem në Wolfsburg si një lojtar sërish”
“I kam borxh Wolfsburgut gjithçka. Pa ata, unë nuk do të kisha mundësi për të luajtur te Manchester City ose Roma”, përfundoi ai./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...