
Alvaro Morata
Alvaro Morata i ka thënë Gareth Bales t’i bashkohet atij në Manchester United, pasi ylli i Real Madridit është afër marrëveshjes prej 64 milionë funta.
Sulmuesi spanjoll thuhet se do të arrijë të hënën në mëngjes në Angli për të finalizuar transferimin e tij madhështor nga kampioni në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Me këtë transferim që do t’i bëjë tifozët e Manchester United të ngazëllyer, 24-vjeçari duket se ka kërkuar nga “shoku i tij i ngushtë” Gareth Bale të rikthehet në Premierë Ligë.

Lajmi është raportuar nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’ e cila citon Moratan duke thënë se mendon që reprezentuesi i uellsit do të shtonte një dimension ekstra në skuadrën e Manchester United sezonin e ardhshëm.
Manchester United ishte në garë për shërbimet e Gareth Bale kur sulmuesi vendosi të largohet nga Tottenhami në vitin 2013, por ata ishin mposhtur në këtë garë nga oferta marramendëse prej 86 milionë funta e Real Madridit./arbresh.info
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...