Carl Gustav Jung ishte një psikiatër zviceran dhe psikoanalist i cili themeloi psikologjinë analitike, shkruan arbresh.info.
Ndikimi i tij është shtrirë jo vetëm në psikiatri, por edhe në antropologji, arkeologji, letërsi, filozofi e studime fetare.
Më poshtë keni disa prej thënieve më të mira të tij:
“Kush shikon jashtë, ëndërron; kush shikon brenda, zgjohet”.
“Takimi i dy personaliteteve është si kontakti i dy substancave kimike: nëse ka ndonjë reagim, të dyja janë transformuar”.
“Çdo gjë që na irriton për të tjerët mund të na çojë në një kuptim të vetes”.
“Nuk ka ardhje në vetëdije pa dhimbje”.
“Njohja e errësirës tënde është mënyra më e mirë për t’u ballafaquar me errësirën e njerëzve të tjerë”.
“Për aq sa ne mund të dallojmë, qëllimi i vetëm i ekzistencës njerëzore është të ndezë një dritë kuptimi në errësirën e qenies së thjeshtë”.
“Këpuca që i përshtatet një personi shtrëngon tjetrin, nuk ka recetë për jetën që i përshtatet të gjithëve”.
“Në të gjitha kaoset ekziston një kozmos, në të gjitha çrregullimet një rend sekret”.
“Çdo formë e varësisë është e keqe, qofshin narkotikë, alkool ose morfinë apo idealizëm”.
“Një njeri që nuk ka kaluar nëpër skëterrën e pasioneve të tij, nuk i ka tejkaluar asnjëherë”./Arbresh.info
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...