Në ditën e fundit të jetës Conrad Roy III i erdhën tre sms njëri pas tjetrit.
“Duhet ta bësh, Conrad”, “Nuk duhet të mendosh, duhet ta bësh”, “A do ta bësh sot?”, janë tre mesazhet që u gjetën në telefonin e tij në ditën kur u gjet i vdekur në veturën e tij, raporton CNN.
Dërguesja e mesazheve, autoritetet thonë, është e dashura e tij 17-vjeçare, Michelle Carter. Në vitin 2014 kur u gjet i vdekur, rasti i Conradit ishte cilësuar si atëvrasjeje.
Prokurorët kanë thënë se sms-ët janë provë e mjaftueshme që derisa për Carterin luajti rolin e një të dashure të mirë, ajo në anën tjetër i kërkonte atij ta vriste veten.
Të nesërmen, në qershor të vitit 2014, trupi i Royt ishte gjetur i vdekur në Fordin F-150 të zi. Ai ishte helmuar me monoksid karboni. Ishte 18-vjeçar.
Carter, tani 20-vjeçare, është gjykuar për nxitje të vetëvrasjes.
Kur Roy ishte në dyshim që të bënte vetëvrasje, ajo i tha të dashurit që të kthehej në veturë derisa ai po qante nga pikëllimi. Ai frymën e fundit e dha në veturën e mbushur me gaz, ka thënë gjykatësja Maryclare Flynn.
Joseph Cataldok a thënë se Roy ishte në depresion shkaku i shkurorëzimit të prindërve dhe ishte viktimë e abuzimit fizik dhe emocional. Shkaku i këtyre ai shumë kohë më parë kishte menduar vetëvrasjen.
“Ky është rast i vetëvrasjes”, ka thënë ai. “Jo vrasjes”.
Në telefonin që iu gjet në pantallonat e tij janë gjetur mesazhet e Carterit, e cila një ditë më parë e kishte porositur që të vazhdonte me planin për vetëvrasje.
“Ti je gati dhe i përgatitur. Krejt çka duhet të bësh është të lëshosh gjeneratorin dhe të jesh i lirë dhe i lumtur”, thuhej në njërin prej sms-ëve të saj.
“Nuk ka më shtyrje”, ka shkruar ajo. “Nuk ka më pritje”.
Rasti i saj është ende në gjykim./Arbresh.info/
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...