Keshilli i Qarkut Lezhe në Shqipëri i dha sot kryetarit të NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, titullin “Nderi i Qarkut Lezhë” me motivacion; “Simbol i luftëtarit dhe komandantit atdhetar, politikanit vizionar e të palodhur për integrimin Euro-Atlantik dhe prosperitetin kombëtarë.
Ky çmim nga Qarku i Lezhës, historikisht ngrit vlerat kombëtare dhe do të jem me nderë qytetarë i Qarkut të Lezhës tha gjatë fjalës së tij, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, njofton zyra për informim e NISMA-s.
Duke u ndier i nderuar me çmimin Nderi i Qarkut Lezhë, kryetari Limaj tha se me ketë po nderohen të gjithë veprimtarët shqiptarë.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Frank Frrokaj, tha se Limaj është ndër figurat më të lavdishme te luftës së UCK-së dhe shteteve tona shqiptare.
Edhe Profesori dhe ish deputeti, Gjokë Uldedaj, me nderim vlerësoi larte jetën dhe vepren e Fatmir Limaj.
Edhe figura tjera të njohura në Qarkun e Lëzhës, Paulin Marku, Viktor Tushaj, thanë se historiku i Limajt ngritë vleren e historikut të Lezhës dhe kombit tonë dhe kjo sipas tyre duhet që t’i tejkalojmë sfidat në rrugën tonë drejt BE-së.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...