LSDM-ja ka bërë të ditur sot se përmes rritjes së ndihmës shtetërore për ndërmarrjet, do të sigurohen vende të reja pune në Maqedoni, paga më të larta dhe do të ketë subvencione më të larta për bujqit.
Sipas LSDM-së, Qeveria e re do t’i hap perspektivat euroatlantike të Maqedonisë, do të merren parasysh rekomandimet e Raportit të Pribesë dhe Komisionit Evropian dhe do të ketë edhe reforma në gjyqësi në pajtim me praktikat më të mira evropiane.
“Në vend të gjyqësisë svarovski e të partizuar të deritanishme, Maqedonia do të bëhet me gjyqësi të pavarur, gjyqësi profesionale dhe joselektive para së cilës të gjithë do të jenë të barabartë. Maqedonia përfundimisht duhet të bëhet shtet ligjor me sistem gjyqësor të pavarur”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”