Shkencëtarët kanë zbuluar se çrregullimet mendore, që prekin zakonisht personat mbi 65 vjeç, mund ta kenë origjinën para lindjes, nëse fetusi nuk merr mjaftueshëm vitaminë A.
Mungesa e kësaj vitamine çon në prodhimin e disa proteinave në tru që mbulojnë neuronet dhe shkaktojnë humbje të kujtesës.
I njëjti studim zbuloi gjithashtu se mund të parandalohet zhvillimi i sëmundjes degjenerative të trurit duke i ushqyer bebet me ushqime të pasura me lëndë ushqyese të rëndësishme për trupin.
Studimi është kryer nga Universiteti i Kolumbisë Britanike. Hulumtuesit shkencorë të këtij universiteti kryen disa testime tek minjtë, nga ku zbuluan se sikur të ketë edhe pak mungesë të vitaminës A, rritet prodhimi i proteinës beta amiloid në tru.
Kjo është një nga proteinat që mendohet se shkakton demencë, duke formuar pllakë bakteriale që mbulon dhe shkatërron neuronet, dhe çuar në humbje të kujtesës e çrregullime mendore.
Hulumtuesit shkencorë thonë se fazat e para të zhvillimit janë periudhat më vendimtare, ku ‘programohet’ indi nervor për të gjithë jetën e një njeriu.
Dr. Weihong Song, profesor i psikiatrisë tek Universiteti i Kolumbisë Britanike, tregon: “Studimi tregon qartësisht se mungesa e vitaminës A, edhe që në fillim të shtatzënisë, ka një efekt të dëmshëm në zhvillimin mendor të fëmijës dhe afatgjatë që mund të pojë deri në zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit”.
Ushqimet e pasura me vitaminë A janë patatet e ëmbla, domatet, spinaqi, karotat, lakrat, grejpfruti (portokall i shartuar me shegë), mango, shalqiri etj, shkruan Shendeti +.
Burime të tjera të mira janë edhe vaji i ullirit, fasulet, gjalpi, peshku, vezët etj./albeu
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...