Një i “çmendur” nga Rusia ka masakruar nëntë persona gjatë një darkë, pasi ishte zemëruar për shkak të një pyetjes.
Pyetja e cila i ishte drejtuar atij ishte, nëse ai kishte shërbyer në ushtri dhe nëse ishte ‘njeri i fjalës’, transmeton portali arbresh.info
I dyshuari Sergey Yegorov, 45 vjeç, thuhet se u largua nga tryeza e ngrënies për të marrë një shigjetë gjysmë automatik dhe ka hapur zjarr mbi pesë burra dhe karët gra në Tver, që ndodhet në perëndim të Rusisë.
Para se të shtiente, ai u ka thënë atyre:” Tani do e shihni se sa i zoti jam”.
E vetmja e mbjietuar në atë party, 21-vjeçarja Marina Volk e cila u fsheh nën një duvet ndërsa i armatosur hapi zjarr ndaj viktimave, e ka përshkruar momentin si të ‘llahtarshëm’
“Trutë u kishin dalë jashtë. Ai (Yegorov) është thjesht një i çmendur. Ai hyri dhe i vrau të gjithë. E pashë dhe e kam dëgjuar se si i tërhiqte trupat”, ka thënë ai.
Volk thirri policinë dhe ndaloi Yegorovin në vendin e ngjarjes në qytetin rus, rreth 180 km në veriperëndim të Moskës.
Sipas mediave ruse, ai ka pranuar para policisë se i ka vrarë të gjithë, për shkak të pyetjes që i ishte bërë.
“U thashe se kam qenë ushtar, ata qeshnin me mua”, citohet të ketë thënë ai./Arbresh.info

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...