Kryeministri turk Binali Yildirim ka anuluar takimin me ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, raporton gazeta Sabah.
Orari i zënë i Yildirimit u përmend si arsye për anulimin e takimit, transmeton portali arbresh.info.
Gabriel ka arritur sot në Ankara për të shqyrtuar praninë e Forcës Ajrore Gjermane në Bazën Ajrore Incirlik në Turqi.
Më parë, Turqia bllokoi një grup ligjvënësish gjermanë që të vizitonin ushtarakët në bazën ajrore të Incirlik duke bërë që kancelarja gjermane Angela Merkel të sugjerojë që Berlini mund të konsiderojë 250 trupa të vendosur në bazën ajrore në një nga vendet fqinje./Arbresh.info
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...