Qershia, fruti i qershorit dhe i verës e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura. Ky frut i kuq përmban vitamina të shumta, është e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.
Ndonëse në të shumtën e rasteve, prej qershive hamë vetëm tulin e lëngshëm e të shijshëm nuk do të thotë që bishtat duhet t’i hedhim në koshin e mbeturinave.
Nëse më parë ju kemi thënë që kivi mund të hahet me lëkurë, lëkura e bananes mund të përdoret për bukurinë e lëkurës, sot Living do të ndajë me ju çajin që përgatitet me bishtat e qershive që kuron sëmundjet e traktit urinar e jo vetëm.
Bishtat e qershisë kanë veti diuretike dhe çaji i përgatitur nga kët të fundit parandalon krijimin e gurëve apo kristaleve në veshka. Ajo që duhet të bëni është vetëm të ruani bishtat e qershive dhe t’i vloni në një tenxhere ku keni hedhur një gotë ujë . Këtë çaj mund ta pini edhe të ftohtë 2 3 herë gjatë ditës për aq kohë sa të ndiheni më mirë.
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore