Shumë prej nesh i preferojmë perimet, e disa prej tyre as nuk i gatuajmë por i marrim ashtu të freskëta.
Më poshtë ju sjellim disa nga perime që duhet ti përpunoni para se t’i hani.
PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR
Lakra e Brukselit, brokoli, lakra, lakra jeshile mund të konsumohen të papërpunuara nga shumica e njerëzve. Disa individë më pas mund të hasin në telashe duke pësuar fryrje dhe gazra. Sheqernat e pranishme në perimet e tilla treten më lehtë nëse zihen apo gatuhen.
KËRPUDHAT
Kërpudhat kanë gjurmë kancerogjene kur konsumohen të papërpunuara. Kemikatet e dëmshme në kërpudha nuk i bëjnë ballë të nxehtit, e për të pasur efektin kundër kancerit, kërpudhat duhet të konsumohen të gatuara. Sipas një studimi, konsumimi i kërpudhave të gatuara ul rrezikun për kancer të gjirit për 60 për qind.
FASULET E KUQE
Këto bishtaja ofrojnë veti të shumta për shëndetin, por zieni së pari. Nëse i konsumoni të paziera, apo jo të përgatitura, mund të vuani nga të vjellat, fryrje ekstreme në bark dhe diarre. Për t’i shkatërruar substancat e dëmshme në këto bishtaja, i lini në ujë për 5 orë, t’i thani, më pas t’i vloni në ujë të freskët për së paku gjysmë ore
PATËLLXHANI
Patëllxhani përmban një përbërës të quajtur solaninë, që parandalon absorbimin e kalciumit. Karakteristikat e para janë helmime në traktin gastrointestinal dhe nuerologjik. Simptomat janë ngërçet në stomak, të vjellat, dhimbje koke, fryrje, marrje mendsh dhe diarre.
inë, që parandalon absorbimin e kalciumit. Karakteristikat e para janë helmime në traktin gastrointestinal dhe nuerologjik. Simptomat janë ngërçet në stomak, të vjellat, dhimbje koke, fryrje, marrje mendsh dhe diarre.
PATATET
Për ekspertët nga “Utah State University”, patatet e papërpunuara, në veçanti ato të gjelbrat, posedojnë sasi të madhe të toksinës me emrin solaninë. Patatet e papërpunuara po ashtu përmbajnë edhe anti-nutriente. Niseshteja e papërpunuar në patate shkakton probleme në tretje, fryrje dhe gazra.
DOMATET
Trupi juaj mund të absorbojë më shumë likopen nga domatet e ziera. Kjo vjen si rezultat i studimit nga “Cornell University”. Sipas tyre, ngrohja e domateve ka ndikuar në luftimin e shumë sëmundjeve. Likopeni njihet si përbërës që e lufton kancerin, por përkujdesuni që së pari t’i shtoni në supë, ose t’i zieni.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...