Nga Kamza ku LSI zhvilloi fushatën elektorale pasditen e sotme, Ilir Meta paralajmëroi se një ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit do të jenë Edi Rama dhe Lulzim Basha që do të telefonojnë kreun e LSI Petrit Vasili për ta uruar për fitoren dhe t’i shtrijnë dorën për koalicion.
“Mbani mend se ata që u shanë dhe na nxorrën bojën, në 26 qershor në mëngjes nuk do të keni mundësi t’i telefononi Petrit Vasilit për t’i uruar fitoren sepse nuk do t’ju lënë ata. Ata nuk do t’ju lënë radhë juve sepse do futen në sherr kush të arrijë Vasilin i pari në telefon. Dhe do t’i thonë ‘Petrit vëlla urime, t’i lëmë ato, tani ti e kupton se si është situata e kështu me radhë”, tha Meta nga Kamza.
https://vid.me/hphF
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën