Duke folur për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, theksoi se procesi zgjedhor do të jetë i njëjtë në tërë Kosovën, duke përfshirë këtu edhe veriun e vendit.
Gjatë intervistës për Telegrafin, Daka shoti se edhe fletëvotimet do të jenë të njëjta edhe në Veri të Kosovës.
“Pjesa veriore i ka disa specifika për të gjitha institucionet tona. Ne kemi angazhuar OSBE-në që do të jenë atje vetëm për këshilla teknike dhe asgjë tjetër. Fletëvotimet kanë qenë të njëjta edhe në vitin 2014, ato do të jenë të njëjta edhe tash”, u shpreh Daka.
Ajo shtoi se tashmë është miratuar dizajni i fletëvotimit, dhe se nesër do të fillohet me shtypjen e tyre.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...