Pasditen e djeshme nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një veture, ka mbetur i plagosur një person.
Në fshati Bllacë të Suharekës tre të burra janë fjalosur me dy tjerë dhe derisa njeri nga dy burrat ishin duke u larguar me veturë nga vendi i ngjarjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga ta, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Njësitë policore kanë arrestuar tre të dyshuarit dhe nga njëri prej tyre është konfiskuar një AK-47.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar si “tentim vrasje/armë mbajtje pa leje”.
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...