Të rinjtë etiopianë jannë futur në fazën finale të provimeve për studimet në shkollat e larta, por edhe në kolegje.
E për të shmangur çdo parregullësi në këto testime, autoritetet vendase kanë vendosur masën ekstreme të bllokimit të internetit deri më datë 8 qershor, atëherë kur përfundojnë të gjitha testimet.
Masa është marrë si kundërpërgjigjje ndaj rrjedhjes online të pyetjeve të provimit një vit më parë, që detyroi ministrinë vendase të arsimit që të bllokonte rrjetet sociale.
“Po marrin masat e nevojshme dhe duam që studentët tanë të përqendrohen dhe të jenë larg trysnisë që shkaktojnë gjëra të tilla, si interneti”, tha për Reuters Mohammed Seid nga Zyra e Komunikimeve në qeverinë etiopiane.
Zyrtarisht thuhet se vetëm rrjetet sociale janë bllokuar, por BBC mëson se ka patur bllokime në masë të aksesit në internet, qoftë përmes linjave fikse, qoftë përmes rrjeteve të telefonisë celulare.
Etiopia ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme të vendosur që prej muajit tetor, kur pati protesta antiqeveritare.
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...