Klubi anglez Manchester City ka arritur marrëveshje me portierin e Benficas, Ederson.
Kjo është blerja e dytë e klubit brenda pak ditësh.
Blerja e portierit 23 vjeçar është e dyta më e shtrenjtë në histori të futbollit me 35 milionë funte.
Ederson ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare dhe ka kushtuar 35 milionë funte, ndërsa Buffon kishte kushtuar 33 milionë funte.
Por funtet në atë kohë dhe tani kanë vlerë ndryshe, pasi në 2001, Buffon u pagua 53 milionë euro, ndërsa për Ederson i bie që City të ketë paguar 40 milionë euro.
City ka nën kontratë edhe tre portierë të tjerë si Claudio Bravo, Willy Caballero dhe Joe Hart që ishte në huazim te Torino.
City’ pa disa ditësh e bleu edhe Bernardo Silvan nga Monaco.

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...