Media serbe Sputnik shkruan për “Dashurinë” në mes të SHBA-së dhe UÇK-së duke thënë se këto të dyja kanë themeluar një interes të përbashkët që prej kohësh, por që tash pas 18 viteve mund të thuhet se kanë hyrë në fazën e pjekurisë. Sipas Sputnik thuhet se këto të dyja duan që të formojnë “Qeveritë e UÇK-së në Ballkan”.
Me këtë rast përmendet kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili ka zgjedhur kabinetin e tij me përbërje prej anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila është e njohur si UÇK-ja e Maqedonisë. Gjithashtu përmenden Hazbi Lika si ish-komandant i UÇK-së në zonën e Tetovës, i cili është pjesë e qeverisë së re dhe Sadullah Duraku i cili ishte pjesë e strukturës komanduese të UÇK-së dhe tash është në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit.
Sputnik i Serbisë shkruan se pas zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka shumë gjasë që Kosova të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, një ish-lider i UÇK-së, i cili nga viti 2004 e deri në 2005 ishte kryeministër i Kosovës, transmeton Periskopi.
Gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski ka thënë për Sputnik se në botë ka ndryshuar gjithçka, duke filluar nga normat morale vetëm për faktin se bashkësia ndërkombëtare praktikisht nuk ekziston më.
“Në këtë situatë çdo gjë është e mundur, duke përfshirë këtu terroristët më të tmerrshëm, të cilët kanë autoritet legjitim në Kosovë dhe Maqedoni”, theksoi Nedelkovski.
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...
Nuk ka më dosje “Epstein”/ Departamenti i Drejtësisë: I publ...
Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona...
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Kosova dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin në Bordin e Paqë...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani