Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla ka zbuluar se është ende pesë muaj larg nga rikthimi në aksion.
32-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës së “Topçinjve” që nga tetori i vitit 2016, kur problemi i tij i mëparshëm me thembër iu shfaq sërish, transmeton portali arbresh.info.
“Ndihem sikur kam hedhur peshqirin e bardhë, por dëshira ime për të luajtur futboll është mbi të gjitha”, tha fillimisht Cazorla. “Nuk më është dhënë ndonjë afat rikthimi. Është shumë vështirë për të vendosur një datë, por nuk mendoj se do të jetë para pesë muajve”
“Iu kam nënshtruar tetë operacioneve, i fundit ishte dje. Shpresojë që gjërat të përmirësohen. Kam pasur probleme që nga muaji nëntor. Kam pasur një infektim bakterial, kocka ime gjithashtu ishte e infektuar”
Cazorla, i cili ka shënuar dy herë gjatë 11 paraqitjeve gjatë sezonit 2016/17, ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit./arbresh.info
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...