Ministri i Jashtëm turk, ka bërë të ditur se homologu i tij gjerman do të vizitojë Turqinë gjatë javës së ardhshme, kur pritet të diskutohet për refuzimin e lejimit të deputetëve gjermanë për vizitën e trupave ushtarake në ndodhen në bazën ajrore turke.
Mevlut Cavusoglu, ka akuzuar Gjermaninë për ‘negativitet’ ndaj Turqisë dhe shtoi se nuk ishte e mundur që vizita të lejohej në ato ‘rrethana’, transmeton portali arbresh.info
Turqia është e zemëruar me vendimin e Gjermanisë për t’i dhënë azik ushtarakëve turk dhe zyrtarëve tjetë të cilët Ankaraja i akuzon për përfshirje në grusht shtetin e dështuar.
Në anën tjetër, Gjermania ka kërcënuar se do të tërheqë trupat e saj nga baza ajrore turke, nëse zyrtarëve të saj nuk u lejohet vizita.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, pritet të vizitojë Turqinë të hënën./Arbresh.info
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...