Gjenerali Manuel Antonio Noriega, ish lideri ushtarak i Panamasë ka vdekur në moshën 83-vjeçare, bëjnë të ditur zyrtarët.
Noriega së fundmi i është nënshtruar një operacioni pas hemorragjisë në tru, transmeton portali arbresh.info.
Noriega ishte një aleat kyç i SHBA-ve, por është hequr me forcë kur trupat amerikane pushtuan vendin e tij në vitin 1989 dhe më vonë është burgosur në Amerikë nën akuzat e trafikimit të drogës dhe shpëlarje parash.
Ai gjithashtu është dënuar në Francë, më pas edhe në Panama për vrasje, korrupsion dhe përvetësim.
Noriega ishte liruar nga burgu në janar në Panama për t’u përgatitur për operacionin e trurit.
Vdekja e tij u njoftua nga Sekretari i Shtetit për Komunikimin Manuel Dominguez./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...