Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka kërkuar nga Papa Françesku që të kërkoj falje për rolin e Kishës Katolike në sistemin e shkollave në Kanada, ku disa fëmijë u abuzuan.
Kryeministri takoi Papa Françeskun në Vatikan, përderisa po qëndron në Itali për samitin e G7.
Shkollat rezidenciale u themeluan nga vitet 1880 dhe kishin për qëllim të merrnin fëmijët nga familjet e tyre dhe për t’i asimiluar ata në shoqërinë kanadeze.
Shkolla e tillë e fundit u mbyll më 1996.
Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kanada, ka bërë thirrje për një kërkim falje, si pjesë e procesit të shërimit te të mbijetuarve.
Rreth 150,000 fëmijë vendës ishin marrë pa dëshirën e tyre nga familjet dhe ishin dërguar të jetonin në shkolla të udhëhequra nga kisha.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic