Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thumbuar koalicioni LDK-AKR-Alternativa, edhe pse nuk është kandidat për deputet, ai ka vazhduar të komentojë zgjedhjet, shpeshherë duke thumbuar koalicionin oponent të PDK-AAK-Nismës.
Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se fushata zgjedhore po nxjerr në pah frikacakët që ‘sillën si luanë’ brenda kombit të tyre.
Ky është postimi i i plotë i Krasniqit në Facebook:
“TRIMAT VDESIN VETËM NJË HERË, FRIKACAKËT VDESIN SHUMËHERË!
Në parim njerëzit nuk i urrej, çdo pushtet kriminal e banditesk që ka robëruar popullin tim, e urren çdo qelizë e trupit tim!
Nuk i urrej as njerëzit që nuk e kanë guximin të luftojnë për lirinë e tij, e të kombit të vet! Prej tyre me vjen keq që janë frikacak, e frikën e kanë si hije në shoqërim të përjetshëm!
Dallimi në mes trimit e frikacakut është se: trimi vdes vetëm njëherë, ndërsa frikacaku vdes shpeshherë!
Nuk i duroj dot, njerizit që me armiqët e kombit të vet, bëhen si “pula të lagura”, ndërsa me pjestarët e kombit të vet sillen si “Luaj”?!Kjo kudo vrehet lehtas, e sidomos kjo vrehet lehtas në ditë fushatash zgjedhore! Si po zhvillohet kjo e fundit!
Njerëzit (zgjedhsitë) e kanë rastin të zgjedhim, trimat e urtë që vdesin vetëm një herë ose “trimat” zerzek që vdesin shpeshherë! Mbase vdesin përditë!
Për zgjedhjen që e bëjnë qytetarët duhet të kihet respekt!
Unë i preferoj trimat e jo frikacakët për qeverisjën e vendit tim!” (Sic).
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë