Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka anuluar sot mbledhjen e planifikuar për në orën 18:00 ku pritej të miratohej lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, duke e shtyrë atë për ditën e nesërme në ora 12:00.
Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni, nuk sqaroheshin arsyet e këtij vendimi por burime nga KQZ pohuan se shkak ka qenë fakti se listat e sjella nga Partia Demokratike nuk plotësonin kushtet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor e për pasojë nuk mund të miratoheshin nga KQZ.Lista e PD nuk ishte e plotë me 140 kandidatë, numër që korrespondon edhe me numrin e vendeve në Kuvend dhe se gjithashtu listat e depozituara nuk ishin të shoqëruara edhe me CV-të përkatëse.
PD ka depozituar në KQZ vetëm 95 emra kandidatësh ndërkohë që edhe për këto emra nuk ka depozituar asnjë formular dekriminalizimi, si dhe nuk ka paraqitur jo vetëm kopjet e kartave të identitetit por madje as ka plotësuar ditëlindjet e kandidatëve.
Një fakt të tillë e vërtetojnë edhe listat e PD-së për Qarqet Vlorë dhe Tiranë, ku siç mund të konstatohet nga fotot, respektivisht në Vlorë janë paraqitur vetëm 7 kandidatë nga 12 mandate që ka kjo zonë, dhe në Tiranë vetëm 18 nga 34 mandate që ka Qarku.
Referuar afateve të përcaktuara në Kodit Zgjedhor sot fleta e votimit duhej të ishte konfiguruar dhe të ishte dërguar për të filluar shtypja e saj, por duket se parregullsitë në listat e kandidatëve të PD janë bërë shkak që KQZ të shtyjë mbledhjen përtej afatit ligjor duke vënë seriozisht në pikëpyetje ecurinë e procesit. Kujtojmë se dhe depozitimi në KQZ i listave të kandidatëve u bë sot në mëngjes nga PD-ja përtej afatit ligjor.
PARASHIKIMET E KODIT ZGJEDHOR
Neni 67
Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive
Neni 72
Dokumentet e kandidimit
ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje;
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...