Kur një grabitësi hyri me shpejtësi në makinën e saj, Melissa Smith nuk priti e habitur dhe e tmerruar siç mund të ndodh në të tilla raste.
BBC shkruan se ajo po mbushte mjetin e saj në një stacion benzine në Milwaukee, Wisconsin të SHBA-ve.
Ndërsa kishte lënë për një moment makinën hapur, një hajdut shfrytëzon me shpejtësi rastin duke hipur në vend të shoferit dhe duke u përpjekur të largohet. Hajduti zbriti nga një mjet tjetër aty pranë.
28 vjeçarja ndërmerr një veprim të shpejtë duke hipur në pjesën përpara xhamit të shoferit, çka nuk do t’i lejonte atij të shihte përpara, megjithëse kjo mund të ishte shumë e rrezikshme për të.
Smith, instinktivisht u hodh mbi makinë për të parandaluar largimin e hajdutit. Shoferi përpiqet dy herë për ta hedhur vajzën nga mjetin, por dështon.
“Reagimi im i parë ishte; kjo nuk po ndodh me mua sot”, tha Melissa Smith.
Përfundimisht, hajduti e kuptoi se nuk mund të bënte gjë dhe u hodh në makinën e bashkëpunëtorit.
Burri merr me vete çantën personale të 28 vjeçares.
Por eksperimenti i Smithit nuk mbaroi ende.
“Kuptova se makina ime po lëvizte ende. Kështu që unë u përpoqa ta ndaloja, por sigurisht nuk munda”, tha ajo, duke shtuar se kishte hyrë në mjet përpara se ai të përplasej.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...