Më së largu javën tjetër LSDM-ja do të paraqesë propozimin e qeverisë së re, përkundër se afati i fundit për ta bërë këtë është data 5 qershor.
Këtë e ka paralajmëruar nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mancevski, në një intervistë për EËB, duke treguar se më pas Parlamenti i Maqedonisë ka nevojë për dy ditë për të diskutuar dhe duhet të votojë mbi propozimin e qeverisë së re.
“Unë besoj se në mesin e fundit të javës së ardhshme Maqedonia do të ketë qeverinë e re,” është shprehur Mancevski, transmeton arbresh.info.
Sipas tij, prioritetet urgjente të reformës janë raporte të pasuksesshme evropiane që ka patur në disa vite, por edhe në raportin lidhur me prioritetet urgjente të reformës në Maqedoni.
“Këto janë të gjitha çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, me të drejtat e njeriut dhe me përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve maqedonas.”
Mancevski ka thënë se politika e tyre nuk është vetëm një krijim i vendeve të reja të punës, por edhe për paga më të mira.
“Këto janë fusha shumë të gjera të prioriteteve tona për periudhën vijuese, por ne gjithashtu kemi masa urgjente në arsimin dhe kujdesin shëndetësor,” ka deklaruar Mancevski./arbresh.info/
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...