Këto ditë është zyrtarizuar transferimi i talentit Vincius Junior te Real Madrid.
16 vjeçari ka pranuar ofertën e Real Madrid, për të nisur një karrierë të madhe te skuadra kampione e La Ligas.
“Pele” i ri që aktualisht është pjesë e Flamengo, ka refuzuar Barcelonën, për t’iu bashkuar Real Madridit.
Këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i lojtarit në një intervistë për ‘Globoesporte’.
Frederico Pena në këtë intervistë ka zbuluar detaje të nënshkrimit të Vinicius me skuadrën mbretërore.
“Propozimi ekonomik i Barcelonës ka qenë superior ndaj Real Madridit”, ka deklaruar ai.
“Por si kemi arritur marrëveshje ne me Realin? Ishte dëshira e lojtarit, që ka pëlqyer projektin e Real Madridit, dhe për ne kishte rendësi zgjedhja e lojtarit”.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...